Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Rama lë afat 24 orë për Reformën Zgjedhore: Puna e PS ka mbaruar

Kryeministri Edi Rama preferon të heshtë, të paktën edhe për disa orë, ose ndoshta një ditë, mbi negociatat që vijojnë edhe sot me dyer të mbyllura dhe me hyrje daljet e ambasadorëve për arritjen e një marrëveshjeje për reformën zgjedhore.

Edi Rama: Ne kemi mbaruar punën tonë, besojmë që produkti është aty. Nuk ka ardhur radha për të komentuar unë përderisa të tjerë janë përfshirë në këtë proces. Do më falni një shtyrje 24 orë për të folur.

Sa i takon takimit në Shqipërinë e vitit 2020, nuk është e hijshme për ne që për çështje të brendshme që lidhen me vendosjen e rregullave të lojës si reforma zgjedhore, ku palët janë dy skuadra a më shumë që do të zhvillojnë një finale, ulen e bien dakord , të bëhet me ambasadorë që hyjnë e dalin nëpër dyer selishë. Megjithatë është për të thënë faleminderit se përderisa ka palë që nuk e bëjnë hapin vetë, duhet ndihmë.”

Komentet kryeministri Edi Rama i bëri mesditën e sotme në konferencën për median në strukturën e re spitalore për përballimin e situates së Covid19.

Kryeministri Edi Rama u shpreh se PS e ka përfunduar punën e saj.

“Ne e kemi mbaruar punën tonë dhe besojmë se produkti është aty” tha Rama i pyetur mesditën e sotme nga gazetarët ndërsa u shpreh i gatshëm për një takim me kryetarin e PD-së Lulzim Basha.

“Disa herë i kam kërkuar kryeministrit të kohës të uleshim për gjërat që duheshin diskutuar. Tani kanë ndërruar pozicionet. Kur ishim në opozitë unë kërkoja të uleshim, tani si kryeministër kërkoj të ulen”

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet