Projekt 5 milionë euro/ Shtëpia e Hitler-it do të shndërrohet në stacion policie

Bota
Projekt 5 milionë euro/ Shtëpia e Hitler-it do të

Autoritetet në Austri planifikojnë ta shndërrojnë ndërtesën ku ka lindur diktatori Adolf Hitler në stacion të policisë.

Mësohet se qeveria ka blerë ndërtesën në bazë të një urdhri të detyrueshëm në vitin 2016 dhe pritet që në muajin nëntor të shndërrohet godina, ndërsa një firmë austriake e arkitekturës do t’i kryejë ndryshimet e planifikuara të ndërtesë.

Ministri i Brendshëm austriak, Karl Nehammer në një deklaratë për mediat u shpreh se një kapitull i ri do të hapet për të ardhmen e shtëpisë së lindjes së një diktatori dhe vrasësi masiv.

Ndërkohë, puna pritet që të përfundojë në 2023 dhe do të kushtojë rreth 5 milionë euro.

ME TE LEXUARAT