Një 25-vjeçare në Mat mëngjesin e sotëm ka rënë aksidentalisht nga ura në vendin e quajtur “Kumia e Tullave” fshati Mallunxë.
25-vjeçarja me inicialet F.T. rreth orës 09:30 në momentin që po hidhte plehrat ka rënë aksidentalisht nga ura.
Sic duket në foto edhe momenti nga vendi i ngjarjes kur vajza është nxjerrë nga banorët. E dëmtuara është dërguar për ndihmë më të specializuar drejt Tiranës.