Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Përfundon takimi, Yuri Kim kërkesa të qarta politikës: Ka përparim për marrëveshje, e duam Shqipërinë në BE

Mbyllet takimi pre 9 orësh mes 4 anëtarëve të Këshillit Politik dhe ambasadores së SHBA, Yuri Kim, atij të BE, Soreca, ambasadorin britanik Norman, dhe një përfaqësues të OSBE.

Pas takimit të zhvilluar në rezidencën e Yuri Kim, pritet që vetë ambasadorja të japë një deklaratë për mediat pas takimit të gjatë të zhvilluar me Rudina Hajdarin, Damian Gjiknurin , Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilin.

Anëtarët e këshillit janë mbledhur në rezidencën e ambasadores së SHBA Yuri Kim prej orës 15:30 dhe vijojnë ende diskutimet. Ky ishte takimi i dytë i tyre pasi po sot u mblodhën dhe gjatë mesditës, kur takimi u ndërpre ku Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili vajtën për rreth një orë në selinë blu për t’u konsultuar.

Opozita bëri të ditur ditën e djeshme që do të takoheshin sot në orën 17:00 për të mbledhur Këshillin Politik, por kjo nuk ka ndodhur. Është ende e paqartë nëse palët politike do të mbledhin sot këshillin politik pas diskutimeve të gjata të zhvilluara me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim dhe ambasadorët e tjerë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet