Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Përdhunimi i 15 vjeçares/ Reagon sociologu: Sistemi është i tronditur, shoqëria duhet të reagojë

Përdhunimi i 15- vjeçares në Tiranë nga roja i shkollës, 65 vjeçar, për sociologun Gëzim Tushe është një ngjarje shqetësuese dhe alarmante.

Gëzim Tushe, u shpreh se ndaj këtyre rasteve të rënda, shoqëria duhet të reagojë gjerësisht për t’i vënë fre. Gjithashtu, ai shtoi se format e denoncimit të këtyre rasteve sipas tij duhet të shtohen dhe ndëshkimi për abuzuesit të jenë absolut.
Ky i fundit e quajti të pa pranueshme që shkolla dhe familja nuk e kanë kuptuar abuzimin seksual, pasi një gjë e tillë është e dukshme.
Në fund sociologu bëri edhe një thirrje për të gjithë ato që bien pre e këtyre abuzime.
Ai tha se pavarësisht se abuzimi fizik është i rëndë dhe lë gjurmë të thella, duhet gjetur forca për tu ringritur, pasi duhet kuptuar se nuk është fundi.
Më konkretisht ai u shpreh duke thenë se:

“Në vëmendjen time ka ardhur si pjesë shqetësimit të madh që kemi ne në lidhje me forma kriminale të seksualitetit të cilat kanë marrë zhvillim të madh. Këto forma të pedifolisë mes të rriturve dhe fëmijëve, incestet të zoifolisë dhe forma të tjera perverse të seksualit tregojnë se ky sistem është i tronditur.
Rasti vajzës 15- vjeçare është shqetësues, alarmant. Më lejoni të them që ne duket se po hymë në një shoqëri të shtazëve. Nuk dallojmë më se kush është vajza, kush është i mituri, kush është etj etj. Shoqëria Shqiptare është në një lloj kaosi moral. Shumë lloje tabush dhe vlera morale të shoqërisë kanë rënë. Është krijuar një lloj kakofonie që raporti mes të lejuarës dhe të pa lejuarës është bërë problematik. Ideja që seksi ka dalë në plan të parë, ku edhe të moshuarit kanë filluar të çmenden. Kemi filluar të futemi në shoqërinë e kafshëve.”
Ai është shprehur se është shumë e çuditshme se si nuk e kanë kuptuar pindërit e saj, babai kur ajo ishte e hutuar, por më e rëndësihmja është se duhet ta kuptojë se duhet të rikuperohet dhe të kalojë e gjithë kjo traumë.
Ky i fundit ka shtuar gjithashtu se duhet të shtohet kujdesi për mbrojtjen e fëmijeve sepse shoqëria jonë ia ka vendosur të gjithë fajet varfërisë. Varfëria nuk është shkak për tu justifikuar fenomene të tjera sociale, sidomos abuzimin seksual.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet