Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

PD nxjerr dokumentin sekret për Ardi Veliun, çfarë zbuloi SHISH për kreun e policisë

TIRANË
Ish-deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama për drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Ardi Veliu dhe integritetin e tij.

Në një postim në “Facebook”, Alibeaj ka publikuar një dokument sipas tij, i shërbimit sekret që gjendet në dosjen e vettingut të Ardi Veliut, në të cilin flitet për implikimin e tij në veprimtari të paligjshme. Sipas Alibeaj, Veliu dhe Rama janë një.

POSTIMI I ALIBEAJT

Kush ka patur ndonjë shpresë sado të vogël se Edi Rama do të distancohej nga drejtori i tij i policisë, sot e ka kuptuar se Ardi Veliu dhe Edi Rama janë një.

“Integriteti” i Ardi Veliut, të cilit Edi Rama i ngriti lapidar sot, sqarohet në dokumentin e shërbimit sekret, që gjendet në dosjen e vetingut të Ardi Veliut. Skeda e policit që Rama dashuron, është si me poshtë:

“Në vitin 2002-2003, kur shërbente më policinë e Vlorës, ka qenë i implikuar në veprimtari të paligjshme. Ka qenë i implikuar në lëvizjet klandestine. Ka favorizuar kontrabandën e naftës. Ka ndihmuar një polic për pasaporta fallco”.

Skedës së integritetit të policit ideal të Ramës, i mungon edhe funksionimi si shofer i trafikantit të drogës Klement Balili apo bashkëpunimi me trafikantin tjetër ndërkombëtar të drogës, Agron Xhafaj, prej të cilit mban sot edhe detyrën më të lartë në policinë e shtetit.

Mbrojtja e Ardi Veliut nuk është risi për Edi Ramën. Kështu ka bërë me të gjithë ata që i shërbejnë për pasurimin dhe pushtetin e tij të paligjshëm, nga Vangjush Dako, tek Elvis Roshi, Mark Frroku, Arben Ndoka e deri tek Agim Kajmaku e Valdrin Pjetri.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet