Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Pasagjerët pozitiv me koronavirus/ Greqia pezullon fluturimet me Katarin

Ditën e sotme, Greqia pezulloi të gjitha fluturimet drejt dhe nga Katar, pasi 12 nga 91 pasagjerët që udhëtonin në linjën Doha-Athinë të ‘Qatar Airways’ pas testimit dolën positiv me covid 19.

Avioni me 91 pasagjerët kishte mbërritur ditën e djeshme në Athinë. Pezullimi është të paktën deri më 15 qershor.
Kujtojmë që deri tani në Greqi janë infektuar 2.937 persona nga të cilët kanë humbur jetën 179 persona.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet