Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Ministri i Turizmit: Hotelet dhe restorantet të aplikojnë për plazhet private

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi, ditën e sotme u ndal në Durrës për të prezantuar vendimin e ri të qeverisë për plazhet.
Ai tha se aplikimi në e-albania do të jetë i hapur deri më 15 qershor, ndërsa demonstroi para kamerave procedurën e aplikimit për bizneset e interesuara.
Klosi theksoi se do të ketë më shumë hapësira për plazhe publike, ndërsa privatët duhet të zbatojnë rregullat strikte për parandalimin e përhapjes së covid 19.

Ky i fundit shtoi se prioritet për të vendosur çadra dhe shezllone do të kenë hotelet e më pas restorantet e mëdha.
“Hotelet që kanë vijën e parë në bregdet do të duhet të kenë prioritet për të marrë në shfrytëzim zonën e plazhit përpara hotelit të tyre. Më pas janë hotelet e vijës së dytë, ndërsa në zona ku nuk ka hotele siç është Hamallaj apo Gjiri i Lalzit lejet për plazhe private do t’i marrin restorantet me mbi 20 tavolina”.

Ai tha se për aplikimin aplikimin mjafton numri i NIPT-it, vërtetimi i pronësisë dhe deklarata ku shënohen sipërfaqja. Mjafton të ngarkohen këto dokumente dhe sistemi elektronikisht kthen përgjigje. Më pas i miraton komisioni i ngritur me përfaqësues nga Ministria e Turizmit dhe Shëndetësia.
Pasi miratohet nga komisioni mund te kryeni pagesën sipas tarifave të vendosura nga Këshilli Bashkiak i secilës bashki.
Bëhet lidhja e kontratës me bashkinë, përgatiten beywatchet, vijëzimi dhe vazhdon “puna”,duke shtuar se plazhet pranë zonave të banuara do të jenë publike, pra pagesë për qytetarët.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet