Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Lufta kundër kanabisit/ Lleshaj mbledh online drejtorët e Policisë

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka mbledhur drejtorët e Policisë në një mbledhje online duke u dhënë disa porosi lidhur me luftën ndaj kanabisit.

Lleshaj tha se sipas informacioneve të tij janë 4 qarqe me risk të lartë kultivimi këtë vit, ekzaktësisht Gjirokastra, Shkodra, Durrësi e Vlora por pa harruar Beratin Elbasanin dhe Lezhën.

Po ashtu Lleshaj ka thënë se duhen goditur fort të gjithë policët që nuk zbatojnë ligjet në këtë luftë, teksa theksoi se do çdo unifromë blu të angazhuar për të luftuar kanabisin, madje sugjeroi të përdoren edhe helikopterë.

”Lufta kundër kanabisit është luftë për të administruar territorin. Lufta ndaj kanabisit është përpjekje e të gjitha institucioneve ku Policia ka detyrë kryesore. Puna e Policisë duhet të fokusohet ndaj atyre që nuk binden. Policia duhet të merret në radhë të parë me personat që nuk kanë përgjegjësi për territorin. Territori është ose publik ose privat.

Sipas informacione që disponoj, zona me risk konsiderohen ende Gjirokastra, Shkodra, Durrësi, Vlora, ku kërkohet përqendrim vëmendje maksimale, pa lënë në heshtje pa konsideruar edhe të tjera, si Lezha, Berati, Elbasani, tentativa për kultivim ka në shumë qarqe. Përgjegjësia është lufta në tre fronte, vënia para përgjegjësisë e administratorëve. Fenomeni lidhet me punën e pamjaftueshme dhe kriminale edhe brenda policisë së shteti që duhet të identifikohen dhe vendosen para përgjegjësisë.”- tha Lleshaj.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet