Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Kush e rikonstruktoi spitalin COVID-4? Rama: Kur t’i marrim autorizim, do u themi emrin e sipërmarrësit

“Lidhur me sipërmarrësit, patjetër ka emra, janë të dokumentuara, por sigurisht për të dhënë emrat sot në publik, sot ne, nuk e bëmë sepse na duhet edhe miratimi i tyre, që do të thotë se ka raste, që ata që dhurojnë nuk e bëjnë për të sponsorizuar emrin e tyre dhe në këto kushte na duhet miratimi, por gjithcka është e dokumentuar.

Nuk përmenda emra për etikë, se dëshirë kisha, por shmanga dëshirën për të respektuar vullnetin. Nuk kemi marrë autorizm për këtë, kur ta marrim do ta themi.

Mungesa e transparencës është akuzë dhe patjetër që nuk ka limit në mekanizmat për të bërë sa më shumë transparencë, por i siguroj që përvec situatën dinamike dhe presonin e madh për të siguruar gjërat, si gjithë bota edhe ne kemi bërë maksimumin, nuk kemi pasur tendencë për të fshehur gjërat” tha Rama.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet