Hyn në fuqi aplikacioni për gjurmimin e të infektuarve

Teknologji
Hyn në fuqi aplikacioni për gjurmimin e të infektuarve

Një aplikacion për gjurminin e kontaktit do të përdoret në Itali, pasi është aprovuar nga organi kombëtar.

Aplikacioni, i quajtur “Immuni”, respekton normat italiane dhe europiane të privatësisë dhe thuhet se mund të shkarkohet falas nga Apple dhe Google.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në nje deklaratë të Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se telefonat “inteligjentë” që shkarkojnë aplikacionin do të shkëmbejnë kode të rastësishme, por jo informacione që mund të identifikojnë pronarët e pajisjeve siç janë emrat, postat elektronike, numrat e telefonit ose të dhënat GPS.

Kompania me qendër në Milano, Bending Spoons e cila zhvilloi aplikacionin tha se aplikacioni

për gjurmimin e kontaktit nuk ka për qëllim gjeolokimin, por rindërtimin e çdo kontakti mes njerëzve.

Po si funksionon “Immuni”?

Aplikacioni regjistron sinjalet e afërsisë falë Bluetooth dhe ëi-fi, dhe paralajmëron ata që kanë rënë në kontakt me një person që është pozitiv nga Covid-19.

Në rast se dikush dëshmohet pozitiv, operatori mjekësor i cili duhet të jetë i autorizuar, përmes një kodi identifikimi anonim do të dërgojë një mesazh alarmi për të informuar të gjithë ata përdorues, të identifikuar gjithmonë në mënyrë anonime, të cilët kanë rënë në kontakt me atë që ka kontaktuar më parë virusin.

Aplikacioni funksionon mbi një regjistër mbi gjendjen e shëndetit të personit dhe simptomat e tij të mundshme. Asnjë nga të dhënat e mbledhura nuk do të shpërndahet, nëse pacienti nuk preket nga covid-19.

Paola Pisano tha se: "qëllimi është të zvogëlojmë mundësinë e infektimit, por nuk do të jetë një aplikim i vetëm që do të zgjidhë gjithçka.

Sidoqoftë, problemi i vullnetarizmit mund të rrezikojë efektivitetin e këtij mjeti pasi personat janë të detyruar të deklarohen në momentin e instalimit të aplikacionit apo në pyetësorët në internet.

Përdoruesit duhet të jenë të paktën 14 vjeç, dhe ata midis 14 dhe 18 duhet të kenë autorizimin e të paktën të një prindi ose kujdestari ligjor për ta shkarkuar atë.

Katër rajonet e para që do të përdorin aplikacionin në 8 qershor do të jenë Abruzzo, Liguria, Marche dhe Puglia.

Sipas një studimi të Universitetit të Oksfordit, botuar në revistën Science thotë se duhet të të frenojnë koronavirusin pa aplikimin e karantinës në masë sepse një e treta deri gjysma e transmetimeve të koronavirusit ndodhin nga individë asimptomatikë. Kjo është arsyeja pse një aplikacion mund të çojë në kontroll të epidemisë dhe gjithashtu të lejojë vendet të rifillojë funksionimin për sa kohë që aplikacioni përdoret nga shumica e qytetarëve.

ME TE LEXUARAT