Ishin nisur nga Vlora drejt Tiranës me 27 kg kanabis, çifti bie në prangat e policisë

Aktualitet
Ishin nisur nga Vlora drejt Tiranës me 27 kg kanabis, çifti bie

VLORË-Goditet një rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike, ku janë sekuestruar 27 kg kanabis dhe janë arrestuar dy persona. Të arrestuarit janë; E. J. 38 vjeç, banues në Tiranë dhe F. D. 32 vjeçe, banuese në Belsh.

Policia thotë se si rezultat i veprimeve të shpejta u bë e mundur që në një nga rrugicat e qytetit të Vlorës të lokalizohej automjeti i dyshuar se mund të transportonte lëndë narkotike dhe në kohë u bë kapja.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip "Voslkëagen" me drejtues E. J. dhe pasagjere F. D. policia gjeti në bagazh dhe sekuestroi rreth 27 kg lëndë narkotike kanabis, të cilën do ta transportonin drejt Tiranës, me qëllim shitjen dhe shpërndarjen e saj.

Prokurorisë së Vlorës, në ngarkim të shtetasve E. J. Dhe F. D., për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.

ME TE LEXUARAT