Ish-ministri i Shëndetësisë, Gjergj Koja në kohën e Partisë Socialiste, është shprehur se palët politike duhet të gjejnë konsensus për Reformën Zgjedhore.
Ky i fundit kritikoi PS-në se nëse bëhen sërish zgjedhje pa opozitën, do të jetë një problem i madh për perspektivën e Shqipërisë në BE.
Ai është shprehur se Partisë Socialiste i ram bi kurriz një pushtet absolut për shkak të “megagafës” që bëri Partia Demokratike.
Më konkretisht ai u shpreh se:
“Palët nuk kanë dashur ta përmbyllin këtë reformë më 31 maj dhe padyshim që ja hedhin fajin njëra-tjetrës”
31 maji vuri në alert edhe ndërkombëtarët, për faktin se duhet të mbyllnin Reformën Zgjedhore në Shqipëri, që ta raportonin se u mbyll kjo reformë për rikthimin e demokracisë, kjo mbetet për t’u parë.
Ky i fundit shtoi gjithashtu se: “Nuk ka sistemi zgjedhor të keq, këtu te ne nuk është çështja te sistemi. Këtu te ne është instaluar këmbëkryq kriza e besimit. Ky është një sistem zgjedhor, me të cilin ka ardhur në pushtet edhe PD me aleatët e saj, edhe PS me aleatët e saj. Çështja është se nuk ka besim. Çështja e parë është a do të futet opozita në zgjedhje apo jo. Mendoj se PS duhet të tolerojë, sepse përfitimi i futjes së të gjitha palëve në zgjedhje është i pamatë, për vetë PS, por edhe për gjithë Shqipërinë.
Po na monitorojnë të gjithë ndërkombëtarët. Ne i largohemi BE, nëse nuk futemi të gjithë në zgjedhje”.