Harroi çantën në tren, aksidentohet rëndë shqiptari në Itali
Lajmifundit
/
2 Qershor 2020, 19:18
Aktualitet

Një 23 vjeçar shqiptar ka përfunduar në spital në Itali, pasi u përfshi në një aksident të rëndë në tren.
Ngjarja e rëndë ndodhi në stacionin në Brescia, pasi kishte zbritur në platform.
23-vjeçari kishte kujtuar se kishte harruar çantën e shpinës në tren, ndërsa teksa nxitonte ta merrte, u tërhoq zvarrë.
Mediat italiane raportojnë se i riu shqiptar u tërhoq për disa metra zvarrë, ndërkohë që një ambulancë e dërgoi atë në spital.
Burime bëjnë me dije se, gjendja shëndetësore e shqiptarit paraqitet e rëndë.