Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

George Floyd/ Ceremonia mortore më 9 qershor, ja kërkesa e familjes së tij

Ceremonia mortore e George Floyd, afro-amerikanit, që mbeti i vrarë gjatë arrestimit të tij, që ka shkaktuar protesta të dhunshme në shumë qytete të Amerikës, do të zhvillohet më 9 qershor.

Mediat angleze shkruajnë se ceremonia e Floyd do të zhvillohet ditën e hënë në kishën “The Fountain of Praise në Houston”.

Boksieri i famshëm Floyd Mayëeather ka thënë se do të paguajë të gjitha shpenzimet për funeralin. Familja iu ka bërë thirrje qytetarëve se janë të mirëpritur në funeral, duke shtuar se “nuk dëshirojnë trazira”.

Familjarët po ashtu kanë kërkuar që pjesëmarrësit në varrim të kenë veshur maska e doreza, si një masë parandaluese ndaj covid 19.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet