Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Emri/ Arrestohet shqiptari i shumëkërkuar nga drejtësia amerikane

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një shqiptar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia amerikane që prej vitit 2016.

Në pranga ka rënë Arben Bregu, 50 vjeçar, banues në Shkodër.

Njoftimi i Policisë:

Vijojnë operacionet për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.

Një tjetër person i kërkuar nga SHBA-ja bie në prangat e Policisë.

Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimin drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, 50 vjeçari i dënuar për veprën penale “Vrasja”.

Operacioni nga DVP Shkodër, në bashkëpunim me Shërbimin Diplomatik të Sigurisë (DSS) Njësinë Speciale Policore “Joint Shield” dhe Interpol Tirana.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në Shkodër, u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim ndërkombëtar Arben Bregu, 50 vjeç, banues në Shkodër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2016, Gjykata e Katërt Gjyqësore në Duval, Florida e ka shpallur fajtor për vrasjen e një personi.

Ky shtetas, në qershor 2013, në qytetin Duval, Florida, jashtë një restoranti, ka qëlluar disa herë me armë zjarri një shtetas, pas një konflikti mes tyre.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane dhe Interpol Washington po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet