Dy aksidente me të plagosur në Durrës, policia arreston shoferët, njëri i dehur

Aktualitet
Dy aksidente me të plagosur në Durrës, policia arreston

Arrestohen në flagrancë 2 drejtues mjetesh në Durrës, pasi kanë shkaktuar aksidente me pasojë plagosjen.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës , arrestuan në flagrancë shtetasit: A.B.,60 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas në lagjen nr.3, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjëndje të dehur, është përplasur me mjetin tip “Pezho”, nga e cila ka vetëm dëme materiale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

T.B.,19 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 02.06.2020, në aksin rrugor Plepa-Shkozet, duke drejtuar mjetin është përplasur me tre mjete të tjera dhe për pasojë janë lënduar drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerë të cilët po marrin ndihmë mjeksore në spital jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Drejtimi mjeti në mënyrë të pa rregullt” dhe ” Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

ME TE LEXUARAT