Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Drejtuesi vendor pozitiv me Covid-19, “keqardhje për ata që kanë pasur kontakte”

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu ka dalë pozitiv me cOVID-19, një ditë pasi ka njoftuar se ka pasur kontakt me person të sëmurë.

“Pas testimit të realizuar dje për mundësinë e infektimit me COVID-19, Ju INFORMOJ se kam rezultuar POZITIV. Ndjej keqardhje për të gjithë ju/ata me të cilët kam pasur kontakt. Nga ky pozicion edhe njëherë JU APELOJ, JU LUS për kujdes, masa mbrojtëse dhe respektim të rekomandimeve!”, ka shkruar Visar Ganiu, kryetar i Komunës së Çairit

Edhe përfaqësuesit e LSDM-së dhe Qeverisë vijojnë të vetizolohen pas kontaktit që kanë pasur me nënkryetarin e partisë Muhamed Zeqiri si dhe me drejtoreshën e DAP-it Sanja Llukarevska, të cilët kanë rezultuar pozitiv në testin për koronavirus. Në vetizolim do të jenë edhe këshilltari për ekonomi i Qeverisë, Fatmir Bytyqi dhe drejtori i Gazetës Zyrtare, Martin Kostovski.

“Pas lajmit të djeshëm për testin pozitiv për COVID-19 të Sanja Lukarevskës e për shkak të takimit që e kisha me të gjatë javës së kaluar, nga mëngjesi i sotëm me sugjerim të epidemiologëve jam në vetë izolim deri më datë 12 Qershor”, ka shkruar Fatmir Bytyqi, këshilltar për ekonomi në Qeveri.

“Bëra test për virusin Covid-19 për shkak të kontaktit me shoqen time Sanja Llukarevska e cila është pozitive për virusin. Për fat të mirë, nuk kam simptoma dhe shpresoj se nuk do të jem pozitiv”-tha Maritin Kostovski, drejtor i Gazetës zyrtare të RMV-së.

Pas kontakteve me Zeqirin dhe Llukarevskën, në vetizolim janë edhe kryeministri teknik Oliver Spasovski, drejtori i Policisë Financiare Arafat Muarremi, zv/kryeministrja për çështje ekonomike Milla Carovska etj./Alsat

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet