Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Digjet banesa në Durrës, vdes e moshuara që harroi cigaren ndezur

Një grua e moshuar ka gjetur vdekjen në orët e para të mëngjesit në Durrës pasi banesa ku jetonte është përfshirë nga flakët.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4 në lagjen 9 të qytetit bregdetar, në një apartament në katin e dytë të një pallati.

Sipas policise, viktima është Dashurie Koçi, 75 vjeçe. Mësohet se ajo jetonte e vetme në banesë.

Bazuar ne hetimet e para shkak i zjarrit dyshohet se ka qenë një cigare e ndezur e harruar nga e moshuara.

Viktima kishte dy vajza që jetonin jashtë, njëra në Itali dhe tjetra në Amerikë. Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet