Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Beteja e parë e Yuri Kim dhe takimi i fundit për zgjedhoren?! Zbulohet ora e mbledhjes me Këshillin Politik

Ditën e nesërme në orën 11:00 do të mblidhen sërish ambasadorët me përfaqësuesit e Këshillit Politik për të diskutuar rreth çështjeve për të cilat nuk ka ende një dakordësi. Ambasadorja amerikane Yuri Kim, së bashku me ambasadorin e BE Luigi Soreca dhe britanikun Duncan Norman mbajtën sot një takim prej 9 orësh me palët, por pa zgjidhje.

Yuri Kim u emërua këtë vit si ambasadore e ShBA në Shqipëri dhe ka marrë përsipër betejën për Reformën Zgjedhore. Mendohet se dita e nesërme do të jetë takimi i fundit për Zgjedhoren pasi ambasadori Duncan deklaroi sot se u bë një përparim i mirë, por duhet të përfundojë kjo punë.

Përfshirja e ndërkombëtarëve është bërë pasi palët nuk bien dakord për depolitizimin e administratës zgjedhore dhe votimin elektronik e identifikimin biometrik, prandaj janë përfshirë ambasadorët.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet