Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

‘Associated Press’ zbulon dokumentin sekret të OBSH që akuzon Kinën

Një hetim i kryer nga agjensia ” Associated Press” tregon se OBSH është e pafajshme për pandeminë pasi Organizata ia ka kërkuar me këmbëngulje Kinës të dhëna për Covid 19, por nuk pati asnjë përgjigje nga Pekini

Një hetim i AP në dokumentet e fshehta të OBSH-së (Organizata Botërore e Shëndetit) që kanë të bëjnë me Covid-19 dhe për regjistrimet e takimeve konfidenciale të drejtuesve të saj, duket se shkarkojnë nga përgjegjësia Tedros Adhanom Ghebreyesus, ish-ministrin e shëndetësisë të Etiopisë dhe sot menaxher i përgjithshëm i OBSH.

Donald Trump, duke akuzuar Tedros se ishte një kukull në duart e Pekinit, shkurtoi fondet amerikane për Organizatën (450 milion dollarë) në mes të pandemisë. Nga ana tjetër, Presidenti Kinez Xi Jinping, ishte ai që e ngriti Tedros në vitin 2017 në krye të organizatës por përkundër kërkesave të tij të vazhdueshme, ai vonë dha informacione për gjenomin e Covid 19, duke ‘kontribuar’ në kaosin e përgjithshëm dhe numrin e viktimave. E gjendur mes dy zjarreve, OBSH deri më tani ka preferuar të shkojë drejt, duke hequr dorë nga polemikat dhe duke u përqëndruar në luftimin e epidemisë. Por informacioni i ri duket se dobëson edhe pozicionet e Uashingtonit dhe Pekinit.

Nuk ka dyshim – dhe ky është konkluzioni i parë i hetimit mbi OBSH – se Pekini veproi me keqbesim: jo vetëm për vonesat në komunikimin e evolucionit të epidemisë, por mbi të gjitha për çështjen e gjenomit, hartës gjenetike e virusit.

Shkencëtarët kinezë, falë përvojës së fituar me epidemi të tjera, duke filluar me SARS – ishin të përgatitur për ekzaminimin gjenetik të viruseve, e cila ishte thelbësore për ta zbuluar dhe luftuar atë kudo ku ai shfaqet. Problemi? Në 5 janar të vitit 2020, pasi u mbështet në fjalët e Pekinit zyrtar, OBSH deklaroi se nuk ekzistonte rreziku i transmetimit njerëzor-njerëzor dhe për këtë arsye i masave kufizuese për udhëtarët.

Por realiteti ishte krejt ndryshe: koronavirusi u përhap me shpejtësi të madhe. Ndoshta Tedros dhe bashkëpunëtorët e tij kishin dyshime të forta, por ata nuk dinin se çfarë të bënin. Hetimi i ‘PA’ përqendrohet pikërisht në këtë pikë: OKB dhe agjensitë e saj nuk kishin fuqi të mjaftueshme për të kërkuar informacionin e nevojshëm nga vendet anëtare. Ajo pyeti Gjenevën kurse Pekini nuk u përgjigj. Për shembull, kërkoi të dhëna për infeksionet, në mënyrë që të kuptonte shpejtësinë e përhapjes së infeksionit ose llojin e pacientëve. Nga ana tjetër, kishte vetëm heshtje.

Tedros shpresonte të kishte një kopje të gjenomit, në mënyrë që të paralajmëronte të tjerët për një rrezik të mundshëm. Sipas hetimit të AP, vonesat dhe paaftësia krijoi probleme për OBSH. Nga ana tjetër, është pikërisht sjellja e Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, dy fuqive kryesore, që shtron pyetje dhe kritika. Dhe për të çuar në kërkesën për hapje më të madhe të të gjithëve ndaj fuqisë hetimore të Gjenevës.

Tedros shpresonte të kishte një kopje të gjenomit, në mënyrë që të paralajmëronte të tjerët për një rrezik të mundshëm: edhe këtu pa një përgjigje, pavarësisht nga fakti se kishte laboratorë të ndryshëm kinezë të përfshirë në analiza laboratorike. Sipas hetimit të AP, rreziku i vonesave dhe paaftësisë ka krijuar probleme për OBSH, për sa i përket imazhit, dhe madje edhe mbijetesës.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet