Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Aleanca e Teatrit në kontakt me Parlamentin Europian: Po organizojmë protestë masive në Tiranë

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, tashmë është zëvendësuar në Berat për të grumbulluar firmat e peticionit për ndërtimin e Teatrit të ri siç ka qenë dhe në vendin që ishte.

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në mbështetje të Aleancës pa respektuar asnjë distancë fizike me njëri-tjetrin e duke thyer rregullat, pasi tubimet janë ende në listën e ndaluar prej përhapjes së pandemisë së covid 19.

Robert Budina, i cili ndodhet dhe ai në Berat shprehet se nuk e kanë ulur kokën dhe nuk janë dorëzuar, pasi kultura do të zgjojë shpresën.

Përveç pjesëtarëve të Aleancës, morën pjesë edhe mbështetës nga opozita në Berat.

Ky i fundit u shpreh se:
“Shembja e Teatrit është një sulm i paskrupullt që ndonjëherë ndonjë qeveri jo vetëm në Shqipëri por edhe në Evropë e përtej ka guxuar t’i bëjë kulturës Shqiptare, e sidomos tempullit të vetëm të gjuhës shqipe i vjetër po aq sa Tirana e bëri ky kryeministër që e nisi luftën 20 vite para për të shembur artin kulturën dhe një godinë e kujtoi se e shembi duke shembur muret, por teatri është në zemrat tona e tuaja, lufta jo vetëm që s’ka mbaruar por as nuk ka filluar dhe do ta ndërtojmë teatrin atje ku ishte ashtu siç ishte.

Me anë të këtij peticioni duhet të tregojmë se shqiptarët nuk dinë të ngopin vetëm barkun me bukë por dinë të bëjnë edhe kulturë atë që ai e ka tmerr, kulturën. Si mund të lindi shpresa kur nuk ka kulturë.

Atje u mblodhën gjitha problemet e qytetarëve shqiptarë. Me rënien e teatrit ata i kanë hapur rrugë vetes që të vijnë t’jua marrin shtëpinë kur të duan. Erdhën me forcat RENEA dhe na vunë automatikun në kokë e filluan ta shembin kur ne ishim brenda. Nuk shitet demokracia me një rrogë. Kemi bërë 80 shfaqje falas, kemi prodhuar pafund dokumenta për t’ja gërricur maskën këtij pushteti.

Kemi sensibilizuar gjithë Europën, kemi direkt në kontakt me Parlamentin Europian. Po organizojmë një protestë të madhe në Tiranë që t’i tregojmë gjithë pushteteve që shqiptarët dinë ta bëjnë vetë veten e tyre pa mundur dikush që t’i vërë paterica”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet