Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

6 drejtorë në 9 muaj në Kadastrën e Vlorës/ PD: Askush nuk pranoi që të shkonte në burg

TIRANË- Për Partinë Demokratike, pas dorëheqjeve të njëpasnjëshme në kadastrën e Vlorës, fshihet kryeministri Edi Rama.

Me anë të një deklarate për mediat, PD akuzon se kjo po bëhet me qëllim për të grabitur bregdetin e Jalit. Për, ta kjo është një dëshmi e pastër sesi kjo qeveri nuk qeveri për qytetarët, po për oligarkët.

“Dorëheqja e gjashtë në Kadastrën e Vlorës është dëshmia më e pakundërshtueshme se Shqipëria nuk ka qeveri për qytetarët, por një bandë që lufton me një bandë tjetër për të grabitur bregdetin dhe pasuritë e tjera. Vizitat qesharake blic të Erion Braçes dhe urdhrat e pavlerë politikë të Edi Ramës për t’i falur bregdetin e Jalit mikut të tij, kanë përfunduar në koshin e plehrave. Nëse Edi Rama do të kishte harxhuar kaq shumë kohë dhe energji jo për të grabitur prona, por për problemet e vërteta të qytetarëve, sot nuk do të ishin në prag falimentimi me mijëra biznese. As i shtati i komanduar sot në Vlorë nuk ka për të zgjatur, sepse askush nuk është i gatshëm te shkojë në burg për të bërë Edi Ramën pronar të paligjshëm edhe të bregdetit të Jalit”, akuzon PD-ja.

Ky reagim i PD-së vjen pasi ditën e sotme u largua drejtoresha e komanduar Viola Hima, dhe në vendin e saj u caktua Jurgen Pilkati.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet