‘Zgjedhorja’/ Ambasadorët e SHBA, dhe BE ‘zbarkojnë’ në selinë e PD-së për të takuar Bashën

Aktualitet
‘Zgjedhorja’/ Ambasadorët e SHBA, dhe BE

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, ambasadori i BE-së, Luigi Soreca dhe ambasadori i Britanisë, Duncan Norman kanë mbërritur në selinë e Partisë Demokratike, për të nisur një takim me kreun e opozitës Lulzim Basha.

Ky takim vjen një ditë pas dështimit të palëve politike për të bërë një marrëveshje për miratimin e Reformës Zgjedhore brenda afatit të paravendosur (31 maj).

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kujtojmë se ishte vetë kreu i PD-së, Lulzim Basha ai i cili më 26 maj u zotua para Yuri Kim se Reforma Zgjedhore përfundon më 31 maj por kjo e fundit pranoi se ky nuk është kusht i ndërkombëtarëve por i palëve.

Ndërkohë sot ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim dhe ambasadori i BE-së Soreca kanë pranuar se palët janë afër një marrëveshje dhe duhet ta përfundojnë atë duke shmangur kërkesat e kushtet e reja.

ME TE LEXUARAT