Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Vdekja e George Floyd në SHBA/ Rrjetet sociale fushatë kundër racizmit

Rrjetet sociale “Facebook” dhe “Snapchat” janë bërë tashmë kompanitë më të fundit amerikane që dënojnë vrasjen mizore e raciste të George Floyd, një njeri me ngjyrë që vdiq ndërsa ishte në paraburgimin e policisë së Minneapolis javën e kaluar.

Gjithashtu, edhe kompani të tjera janë bashkuar në thirrjet antiraciste, duke mbështetur protestuesit.

Kryeshefi Ekzekutiv i “Facebook” u shpreh se “Ne qëndrojmë me komunitetin e njerëzve me ngjyrë në SHBA dhe atyre që janë me drejtësinë. Ne jemi me George Floyd, Breonna Taylor, Ahmaud Arbery dhe shumë të tjerë, emrat e të cilëvë nuk kanë për t’u harruar”.

Ky i fundit shtoi se “Facebook” do të vendosë një shumë të caktuar në shërbim të një fushate antiraciste.

Ndërkohë, presidenti Donald Trump, ka thenë se protestuesit po tregohen shumë të ashpër, duke iu bërë thirrje guvernatorëve për dënimin e protestuesve.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet