Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Trump-guvernatorëve: “Jeni idiotë nëse nuk i arrestoni dhe nuk i lini në burg

Në 24 orët e fundit në SHBA, gjatë protestave të dhunshme kanë ndërruar jetë 3 persona, 2 në Davenport, (Ioëa) dhe një në Louisville (Kentucky).

Sipas deklaratave të policisë protestuesit janë vrarë nga agjentët që i janë përgjigjur zjarrit të tyre.

Nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i plagosur dhe një agjent policie.

Sipas CNN deri tani janë arrestuar rreth 4 mijë persona.

Gjatë një video konferencë dedikuar protestave për George Floyd, presidenti i SHBA-së nuk ka kursyer as sulmet për guvernatorët amerikanë.

Më konkretisht ai ka thenë se: “Jeni idiota nëse nuk arrestoni protestuesit dhe nuk i lini në burg për një kohë të gjatë. Duhet t’i dominoni, nëse jo humbni kohën tuaj kot dhe ata do t’ju mposhtin dhe do t’ju bëjnë të dukeni si idiotë”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet