Skandali/ Albin Kurti mbyll kufirin me Shqipërinë, taksë 22 euro për kamionët

Kosovë&Rajon
Skandali/ Albin Kurti mbyll kufirin me Shqipërinë, taksë 22 euro

Shqipëria ka deklaruar hapjen e kufijve tokësorë nga dita e sotme me të gjitha vendet fqinje, përfshirë dhe Kosovën ku jeton pjesa tjetër e kombit shqiptar . Jo njëherë kryeministri Edi Rama ka deklaruar se lëvizja mes Shqipërisë e Kosovës do të jetë e lirë.

Por sot ndërsa pala shqiptare ka lejuar kalimin e qytetarëve nga Kosova, nga ora 13:00 pala kosovare me një urdhër të Ministrisë së Transportit ka ndaluar futjen e qytetarëve shqiptarë në Kosovë. Autoritetet kosovare kanë kërkuar një certifikatë për tamponin të kryer 4 ditët e fundit nga qytetarët shqiptarë, ndërsa kamionët duhet të paguajnë 17-22 euro për të dezinfektuar automjetet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Drejtuesit e kamionëve pritet të ngrihen në protestë pasi tarifa që iu kërkohet është e papërballueshme. Kufiri siç raporton gazetarja jonë nga Morina është mbyllur, pasi qytetarët nuk kanë certifikatë për tamponin e koronavirusit dhe në të kundërt iu kërkohet karantinë një javore./balkanweb

ME TE LEXUARAT