Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Shkatërrohet banda shqiptaro – italiane e prostitucionit në Itali, 7 të arrestuar

Policia italiane ka zbuluar një grup prostitucioni në Itali, të përbërë nga shqiptarë dhe italianë . Prostitucioni ushtrohej në një klub nate në Brianza.

Karabinierët kanë nisur të hetojnë rastin, pasi morë n një telefonatë , ku nga ana tjetër dëgjohej një zë femre, e cila pretendonte se ishte dhunuar e shfrytëzohej seksualisht nga disa meshkuj.

Forcat policore italiane arritën të arrestojnë burra e gra italiane, në Varese, Milano, Varedo, Como, Lecco dhe Alessandria, raportojnë mediat fqinje.

Nga 7 të arrestuarit, 6 u lanë në burg, kurse 1 është në “arrest shtëpie”. Gruaja e re ka thënë përpara policëve se ishte rrahur dhe shfrytë zuar seksualisht. Shumica e vajzave të trafikuara ishin nga vendet e Europës Lindore, ndërsa nuk mungonin edhe vajzat e reja italiane.

Hetimet që janë zhvilluar kanë zbuluar se shqiptarë dhe italianë bashkë punonin në kë të “biznes”, nga i cili fitonin shuma të më dha parash.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet