Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Rindërtimi/ Rama vizitë në Shijak, Ahmetaj: Këtë javë çelen fondet e dëmshpërblimit

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj bashkë me ministren Xhaçka kanë vizituar Shijakun ku ushtria është angazhuar për të pastruar inertet.

Ahmetaj thotë se këtë javë çelen fondet e dëmshpërblimit për qytetarët që kanë shtëpi të pariparueshme. 600 milionë lekë do u kalojnë qytetarëve teksa 1 mij e 173 familje përfitojnë në qershor vetëm në Shijak kurse për korrikun dhe gushtin hapet fondi për Durrësin.

Rama sqaroi se rindërtimi duhet të nisë sa më shpejt prandaj dhe është angazhuar ushtria për të hequr inertet pasi ka ende kohë dhe qevera është brenda afatit për të arritur objektivat e rindërtimit.

STATUSI NGA EDI RAMA

SHIJAK, një nga pikat ku ka nisur sot Operacioni i Pastrimit të inerteve në sheshet e Rindërtimit, me mbështetjen e forcave të ushtrisë👍

Këtë javë qeveria nis çeljen fondeve të dëmshpërblimit për familjet me dëmtime të riparueshme të shtëpive, të cilat do të mbështeten nga qeveria dhe nga ana tjetër, lidhen kontratat e para të Rindërtimit të Shkollave, për të vijuar gjatë gjithë qershorit me kontratat e investimeve në infrastrukurën e zonave të dëmtuara, si edhe për Rindërtimin e Banesave Individuale🙂

NE THEMI ATË QË BËJMË DHE BËJMË ATË QË THEMI🤝

#TiNukDoJeshKurrëVetëm❤️
#ShqipëriaqëDuam🇦🇱☀️

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet