Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Raporti vjetor për kanabisin/ Meta: Kambanë alarmi, çdo neglizhencë do kishte pasoja tepër të rënda për vendin  

Kultivimi i kanabisit në Shqipëri pritet të rritet në muajt e ardhshëm, për shkak se institucionet ligjzbatuese janë fokusuar më shumë tek vëzhgimi i zbatimit të masave kundër Covid-19 dhe jo tek lufta ndaj narkotikëve.

Qendra Evropiane e Drogave, në një raport të majit 2020 për ndikimin e pandemisë së Covid-19 në prodhimin e lëndeve narkotike thotë se kanabisi i prodhuar në Shqipëri është produkt që më pas shitet në tregjet europiane.

Pas këtij raporti ka reaguar edhe presidenti i Republikës Ilir Meta, duke e cilësuar një kambanë e fortë alarmi që duhet të zgjojë dhe t’i bashkojë të gjitha forcat e përpjekjet për të mos lejuar kurrë më përsëritjen e këtij fenomeni kanceroz për shoqërinë.

Në një status në llogarinë tij të Facebook, presidenti i Republikës Ilir Meta, thekson se lufta kundër kanabisit është kusht për integrimin europian dhe çdo neglizhencë në këtë drejtim do kishte pasoja tepër të rënda për të ardhmen e vendit.

Postimi i plotë i tij:

“Përqendrimi i Policisë së Shtetit, Shërbimit Informativ Shtetëror, Prokurorisë dhe agjencive ligjzbatuese në luftën kundër kanabisit është i domosdoshëm. Raporti vjetor i Qendrës Europiane të Drogave i publikuar së fundmi, është një kambanë e fortë alarmi që duhet të zgjojë dhe t’i bashkojë të gjitha forcat e përpjekjet për të mos lejuar kurrë më përsëritjen e këtij fenomeni kanceroz për shoqërinë, që aq shumë e ka dëmtuar imazhin e Shqipërisë. Lufta kundër kanabisit është kusht për integrimin europian dhe çdo neglizhencë në këtë drejtim do kishte pasoja tepër të rënda për të ardhmen e vendit.”

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet