Qytetarët: “Nuk arrijmë të paguajmë qiranë”/ Basha: Lekët e taksave tuaja do vijnë tek ju, nuk do shkojnë tek oligarkët

Aktualitet
Qytetarët: “Nuk arrijmë të paguajmë

Ditën e sotme, Kryetari i PD-së Lulzim Basha u ndal në takime me biznesin e vogël në zonën e Kombinatit në Tiranë. Sipas kryedemokratit, edhe aty situata është si kudo në Shqipëri.

Pronari i një biznesi me materiale ndërtimi pohoi rënien e madhe të konsumit dhe tregoi se pagesa e qeverisë, nuk i mjafton as për të paguar qeranë e tre muajve. Qytetari është shprehur se “Xhiro është përgjysmuar, nuk arrijmë të paguajmë as qeranë me këto të ardhura. Kam marrë 400 mijë lekë, ndërsa qeranë e kam 150 mijë lekë në muaj”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë, pronarja e një dyqani është shprehur se: “Kemi vite që e kemi hapur, por situara është shumë keq. Mundohemi me shumë vështirësi ta mbajmë”

Ndërsa, në një kafe, pronari tregoi karriget bosh për të përshkruar sesa keq është biznesi dhe qytetarët.

“Shumë shumë dobët. Jashtëzakonisht dobët. Kam paguar edhe siguracione për dy të punësuarit nga xhepi, që të mos ua merrja nga 260 mijë lekëshi. Njerëzit nuk kanë, bari është bosh gjithë kohës”.

Bashkë me kreun e Partisë Demokratike, bizneset e identifikojnë përgjegjësin kryesore tek menaxhimi i keq që qeveria bëri kohën e pandemisë, duke shkaktuar papunësi masive dhe thellim të varfërisë.

Ndërkohë, Lulzim Basha i ka thenë se “Këto kohë pandemie, kur duhet të kishin vëmendjen tek ju, lekët e taksave i kanë çuar tek 4-5 oligarkë. Biznesin e kanë lënë në ditën më të zezë. Kam qenë kudo. Është gjendja shumë e keqe në çdo cep të Shqipërisë. Varfëri, papunësi dhe biznese që mbyllen.”

Kreu i opozitës, u takua gjithashtu edhe me banorë të Kombinatit. Ata i treguan zotit Basha se shumica jetojnë me punë ditore, pension, pagesa invaliditeti, të cilin mezi e marrin në radhët e gjata dhe se nuk kanë marrë asnjë ndihmë.

Ndërkohë, Kryetari I PD-së i ka premtuar se lekët e tyre do kthehen tea ta dhe jo tek oligarkët.

“Ju jap fjalën që lekët e taksave tuaja do të vijnë tek ju, nuk do të shkojnë më as tek oligarkët, as për udhëtime luksi. Kur merr avionin privat dhe kalon fundjavën në Paris, kur u jep qindra mijëra euro oligarkëve, nuk të shkon mendja tek ata që janë pa bukë”.

ME TE LEXUARAT