Qendra Europiane e Drogave ngre alarmin: Kultivimi i kanabisit mund të rritet muajt e ardhshëm

Aktualitet
Qendra Europiane e Drogave ngre alarmin: Kultivimi i kanabisit mund të

Qendra Europiane e Drogave (EMCDDA), ka publikuar raportin për e 2020 për ndikimin e pandemisë së Covid-19 në prodhimin e lëndëve narkotike.

Raporti në fjalë thotë ndër të tjera se “në Shqipëri, e cila është një prodhuese e kanabisit bimor për tregun Evropian (EMCDDA dhe Europol 2019), kultivimi i bimës së kanabisit pritet të rritet ndërsa burimet e zbatimit të ligjit janë devijuar për të zbatuar pajtueshmërinë me kufizimet e masave të COVID-19 (Gjorgjeviç, 2020).

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Disa rrugë trafiku nga Ballkani Perëndimor për pjesën tjetër të rajonit dhe BE janë ende në përdorim, bazuar në konfiskimet e mëdha të kohëve të fundit të kanabisit bimor në Mal të Zi, Maqedoni e Veriut dhe Serbi (Ministria e Brendshme të Malit të Zi, 2020; Ministria e Brendshme e Maqedonisë Veriore,

2020; Administrata Doganore nga Republika e Serbisë, 2020).

Përveç kësaj, në fillim të majit, një konfiskim një ton kanabis u raportua në afërsi të kufirit shqiptaro-grek (Halili, 2020).

ME TE LEXUARAT