Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Polici “hedh” armën dhe iu bashkohet protestuesve në SHBA për vrasjen e afro-amerikanit

Një sherif në Michigan, pjese e administrates se policise i është bashkuar të dielën protestuesve në Flint Township duke hedhur në tokë armën e shërbimit dhe shkopin e gomës.

“Unë dua ta bëjë këtë paradë, jo protestë”, tha ai. Sherifi i qarkut Genesee, Chris Swanson ka marshuar me protestuesit kundër mizorisë së policisë dhe në kujtim të afro-amerikanit 46-vjeçar, George Floyd

Ai i buzëqeshte dhe përshëndeste turmën, teksa iu përgjigj ftesës “Walk with us”. Ky veprim u përgëzua dhe vlerësua nga shumë njerëz, duke postuar menjëherë në rrjete sociale video videot e Sëansonit, teksa iu bashkua protestës.

Përmes një postimi në “Facebook”, Swason bënte thirrje për arrestimin e policit që kreu krimin.

“Unë bashkohem me qytetarët që ligji të zbatohet njësoj. Bëj thirrje për arrestimin e menjëhershëm të policit që u përfshi në krimin brutal.”

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet