Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Plagosen dy femije, perplasen dy makina ne rrugen Tirane-Rinas

Nje aksident ka ndodhur ne Rinas me pasoje plagosjen e dy femijeve. Policia beri me dije se perplasja mes dy mjeteve ka ndodhur ne oret e para te mengjesit te sotem.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 01.06.2020, rreth orës 07:17, në rrugën e re të Rinasit, mjeti me drejtues shtetasin V.S., është përplasur me mjetin me drejtuese shtetasen A.M., ku si pasojë janë dëmtuar pasagjeret në mjet një 15 vjeçar dhe një 13 vjeçar, te cilet u dërguan në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Të dy drejtuesit e mjeteve ndodhen në vendngjarje për sqarimin e metejeshme të ngjarjes.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet