Perplasen tri makina ne Tirane-Durres, policia: Vetem nje person i plagosur

Tri makina janë përfshirë në një aksident rrugor ne Durrës. Policia tha se mjetet janë përplasur në zonën e Shkozetit, në unazën e qytetit bregdetar.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se ka persona të lënduar në aksident, mirepo policia nuk ka dhene detaje mbi aksidentin.
NJOFTIMI I POLICISE:
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 01.06.2020, rreth orës 22:24, në aksin rrugor Plepa-Shkozet, janë përfshirë në një aksident rrugor 3 mjete, e për pasojë ka mbetur i lënduar vetëm një shtetas i cili është dërguar në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon zbardhjen e shkakunt të aksidentit.