OSHEE: Nga nesër do ndërpritet energjia elektrike në disa zona të Tiranës

Aktualitet
OSHEE: Nga nesër do ndërpritet energjia elektrike në disa zona

Operatori për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike ka njoftuar për abonentët se nesër dhe pasnesër do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

Përmes një njoftimi, mësohet se OSHEE, për shkak të remontit të planifikuar në NST Ndroq dhe në fiderin A3 të kabinës së Medresesë, në datat 2 dhe 3 qershor do të stakohet energjia në intervalin kohor 09:00 deri në 15:00.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pa energji do të mbeten në datën 2 qershor Ndroq, Pinet dhe  Zhurje. Ndërkohë, në datën 3 pjesërisht “Rruga e Dibrës” tek Medreseja.

ME TE LEXUARAT