Nuk kërkon fajtor por drejtësi, shkrimtarja kineze tregon sekretet e fshehura të Wuhan për koronavirusin

Bota
Nuk kërkon fajtor por drejtësi, shkrimtarja kineze tregon sekretet e

Fang Fang është pseudonimi letrar i Wang Fang, një shkrimtare kineze që u bë e famshme në të gjithë botën për faktin se kishte thënë çdo ditë, dhe pa filtra, çfarë po ndodhte në qytetin e Wuhan gjatë bllokimit, në kohën e koronavirusit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga 23 janari deri në 8 prill, për shkak të epidemisë Covid-19, autoritetet kineze vendosin një karantinë totale në të gjithë krahinën e Hubei, nga e cila bën pjesë edhe megalopoli i 11 milion banorëve. Kështu që Fang vendosi të marrë stilolaps dhe letër për të treguar versionin e saj të fakteve.

Fillimisht në rrjetet sociale kineze, me postime të gjata të publikuara në rrjetet sociale kineze Weibo dhe WeChat. Pastaj në faqen e internetit ‘Caixin’, përmes disa artikujve. Më në fund me një libër ditar i cili është përkthyer edhe në gjuhë të tjera për shkak të kërkesave të mëdha në Perëndim.

“Ditari” i Wuhan

Gjatë bllokimit të Wuhan, Fang mbajti “shoqëri” me banorët (dhe jo vetëm) duke publikuar çdo mbrëmje, në rrjetet sociale kineze, të asaj që po ndodhte në qytet.

“… Unë madje i kisha dërguar një mesazh një prej grupeve të mia WeChat duke thënë” Qeveria kurrë nuk do të guxonte të përpiqej të fshehte diçka kaq të madhe. Por në realitet, pasi gjërat kanë evoluar sipas asaj që ne shohim tani, ne e dimë se një pjesë e fajit për këtë katastrofë qëndron në gabimin njerëzor…”.

Këto janë vetëm disa nga pasazhet e gjetura brenda ditarit. Një ditar që sillet rreth të njëjtave çështje të trajtuara tashmë edhe nga shtypi ndërkombëtar.

Fshehja e së vërtetës, me shkencëtarë autoritarë që mohuan transmetimin e koronavirusit midis njerëzve; përgatitja e dobët e sistemit shëndetësor lokal, me njerëz që tërhiqen zvarrë në rrugë sepse nuk pranuan të shkonin në spitalet e mbipopulluara dhe që duke u kthyer në shtëpi, infektuan tërë familjen; sanksionet dhe zhurma mashtruese ndaj mjekut Li Wenliang, i cili kishte raportuar epideminë e re, përpara se të vdiste pasi të infektohej, njerëz të trishtuar dhe të lodhur duke parë të dashurit e tyre të vdekur të mbështjellë me qese të zeza- janë disa nga pjesët e ditarit.

Vdekje dhe heshtje

Këto mbizotëronin në Wuhan, në javët e gjata të bllokimit. Qytetarët u mblodhën në shtëpitë e tyre për t’i shpëtuar një armiku të padukshëm i cili po korr pa mëshirë viktima me një ritëm të paparë. Heshtja e autostradave me katër korsi thyhej vetëm nga ambulancat që transportonin të sëmurët në spitalet e qytetit.

“Autoritetet duhet të falënderojnë mijëra familje që panë duke heshtur të dashurit e tyre vdesin nga epidemia – thotë Wang Fang.

Gjatë një interviste me email me ‘Caixin’, Fang tha ‘Kur, në mes të janarit, infeksioni vazhdoi të përhapet, hidhërimi u bashkua me zemërimin: Vdekjet më trishtuan, pash fundin e miqve dhe shokëve të shkollës, njerëzve të panjohur, të dëshpëruar për ndihmë nga ndonjë doktor që nuk i ndihmojë kurrë. Ajo që më rriti zemërimin është vonesa njëzet ditore midis shpërthimit të koronavirusit dhe ndërhyrjes së autoriteteve”.

Akuzat dhe kritikat

Ditari i Fang Fang ka marrë vlerësim por edhe shumë kritikë. Përtej pasojave të mundshme politike që rrjedhin nga botimi i temave të tilla delikate, shkrimtarja është sulmuar nga disa bashkatdhetarë, të cilët a kanë akuzuar se i ka ofruar “municion Shteteve të Bashkuara” për të dëmtuar Kinën.

Por në Ditarin e saj ajo nuk kërkon fajtor por kërkon vetëm drejtësi.

ME TE LEXUARAT