Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Noizy: Gjërat e para që do i mësoj fëmijës tim të dytë

Jemi mësuar ta shohim nëpër koncerte përballë shumë njerëzve, por kurrë përballë një paneli me fëmijë të vegjël. Bëhet fjalë për reperin Noizy, i cili ishte i ftuar këtë të hënë në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan.

Ai dha disa këshilla për fëmijët e u tregoi që të vazhdojnë që në moshë të vogël ato gjëra që duan, në mënyrë që kur të rriten do të perfeksionohen aty.

Por një rol të rëndësishëm sipas tij kanë edhe prindërit. Prandaj, rrëfeu se nëse do të bëhet me një fëmijë të dytë fillimisht do t’i mësojë boksin, ushqimin dhe muzikën.

“Mendoj që edhe prindërit duhet të punojnë jashtëzakonisht shumë. Nëse do ma japë Zoti të kem fëmijën tim të dytë, një çun apo një gocë, gjëja e parë që do i jap është boksi, ose çfarë do lloj boksi, është ushqimi dhe muzika. S’mund të jetë fëmija im shkencëtar nëse prindërit e vet nuk i ka diçka të tillë”, tha Noizy.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet