Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Nis testimin në njerëz kompania farmaceutike amerikane

Kompania farmaceutike ‘Eli Lilly and Company’ ka deklaruar se kanë nisur testet e para në njerëz për një terapi me antitrupa për të trajtuar koronavirusin.

Kompania wshtw shprehur se:  “Nëse testet në njerëz rezultojnë me rezultate pozitive, terapia në fjalë mund të jetë gati nga vjeshta”.

Kompania ka njoftuar gjithashtu se pacientët e parë që do marrin terapinë ndodhen në spitalet Cedars-Sinai në Los Angeles, Shkollën e Mjekësisë Grossman në Neë York dhe Universiteti Emory në Atlanta. Ndërsa, rezultatet pritet që të jenë gati nga fundi i korrikut.

Shkencëtarët nga ekipi që po merret me terapinë në fjalë, kanë marrë një kampion gjaku nga një prej pacientëve të parë në SHBA që është shëruar nga koronavirusi.

Më pas ata bënë kërkime mes miliona qelizave për të gjetur antitrupa për të luftuar infeksione dhe toksina. Shkencëtarët zgjodhën antitrupat për të cilët menduan se do të neutralizonin më së miri koronavirusin.

Faza e parë e këtij testi do të përfshijë pacientët që ndodhen në spital, për të parë nëse është eficent dhe nëse po, fazat e tjera parashikojnë zgjedhimin e përdorimit tek pacientë të tjerë me Covid-19 që nuk janë të shtruar në spital dhe do të shihet nëse terapia ka efekte parandaluese të sëmundjes.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet