Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Meta: Konsensus për “Zgjedhoren”/ Reagon edhe Rama: E bëmë pjesën tonë

Në të njëjtin qëndrim me diplomatët amerikanë dhe të Bashkimit Evropian, edhe Presidenti i Republikës kërkon dakordësinë për “zgjedhoren”.

Arritjen sa më shpejt të marrëveshjes për kodin e ri elektoral mes mazhorancës dhe opozitës jashtë parlamentit, kreu i shtetit e sheh si një domosdoshmëri për t’u përmbushur, si një nga 15 kushtet që Bashkimi Evropian ka për Shqipërinë në hapjen e negociatave të anëtarësimit.

Këtë shqetësim Ilir Meta e shprehu gjatë prezantimit dhe emërimit të ambasadorit të ri të Austrisë në vendin tonë.

ILIR META

PRESIDENT I REPUBLIKES

Realizimi me konsensus i reformës zgjedhore, si dhe progresi i besueshëm në të 15 prioritetet e BE-së, do të ndihmonin edhe Austrinë të kishte argumente më shumë në favor të integrimit pa zvarritje të mëtejshme të Shqipërisë në familjen europiane.

Pas dështimit për t’a mbyllur reformën zgjedhore brenda 31 Majit, qeveria vendos të heshtë pasi është e bindur se Partia Socialiste i ka kryer detyrat saj të shtëpisë.

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Sa për Reformën Zgjedhore dhe dezinformimet që vazhdojnë, do të presim edhe sot pa folur pasi kemi bërë pjesën tonë duke respektuar afatin 31 Maj.

Përtej skadimit të 31 Majit, si afati i fundit i vendosur nga palët negociatore për zgjedhoren, këta të fundit nuk e përjashtojnë mundësinë e rimbledhjes së Këshillit Politik për të dhënë ndoshta verdiktin përfundimtar nëse “zgjedhorja” do të arrihet me konsesus apo në mënyrë të njëanshme.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet