Mbyllja e kufirit me Shqipërinë/ Tërhiqet pala kosovare

Kosovë&Rajon
Mbyllja e kufirit me Shqipërinë/ Tërhiqet pala kosovare

Pas problemeve që shkaktoi në pikën kufitare të Morinës, ku kamionë nga Shqipëria janë penguar nga pala kosovare, pasi duhet të bënin dezinfektimin, vjen një reagim nga ministria e Brendshme kosovare.

Përmes një deklarate zyrtare, thuhet se është pezulluar kontrata për dezinfektimin e mauneve që vijnë në Republikën e Kosovës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ministria kosovare sqaron se kjo procedurë ishte vendosur për shkak të situatës me COVID-19.

NJOFTIMI

Pezullohet kontrata për dezinfektimin e mauneve që vijnë në Republikën e Kosovës.

Dezinfektimi i kamionëve parashihej në kuadër të masave për luftimin e pandemisë së COVID-19.

Nga ky moment importuesit nuk kanë nevojë t’i dezinfektojnë maunet në pikat kufitare.

ME TE LEXUARAT