Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Lajme të mira më në fund vijnë nga fronti hulumtues i vaksinës anti- Covid

Lajmi ka të bëjë me testet e kryera në njerëz nga kompania bioteknike amerikane “Moderna” rezultatet e të cilës janë cilësuar nga të gjithë ekspertët amerikanë përfshi edhe kryevirologun e Shtëpisë së Bardhë Anthony Fauci shumë premtuese.

“Para së gjithash, vaksina ka provuar të jetë e sigurt, nuk ka efekte anësore dhe tolerohet mirë. Por mbi të gjitha, të dhënat tregojnë se njerëzit e vaksinuar zhvilluan nivele të antitrupave të barabartë ose më të lartë se ato të matura në subjektet e infektuar me koronavirus dhe më pas u shëruan.

Kështu tha Fauci në pozicionin e drejtorit të përgjithshëm të NIAID (Instituti Kombëtar i Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive në SHBA)

Virologu Fauci tha se ishte optimist për sa i përket efikasitetit të vaksinës Moderna “pikërisht sepse”, siç tha ai për CNN, rezultatet e para treguan aftësinë për të neutralizuar virusin duke administruar doza të arsyeshme të vaksinës, dhe është e arsyeshme të parashikohet që nëse konfirmohen të njëjtat nivele të antitrupave në një numër më të madh të njerëzve që do testohen së shpejti, vaksina do të na mbrojë kundër infeksionit “.

Në krye të ekipit të sëmundjeve infektive në biotekniken amerikane Moderna është një italian, Andrea Carfi.

Vetë Carfi, në intervistën me gazetën italiane L’Espresso, tha se “Kujdesi ishte dhe vazhdon të jetë domosdoshmëri, por më duhet të konfirmoj me optimizëm se vaksina është përgjigjur shkëlqyeshën ndaj koronavirusit. Në fakt, në të gjithë vullnetarët që u testuan në fazën e parë eksperimentimit, vaksina rezultoi e sigurt, duke konfirmuar të dhënat e marra në studimet klinike të vaksinave tona të tjera. Gjithashtu, tha Andrea Carfi, kemi vërejtur prodhimin e antitrupave në të gjithë subjektet e vaksinuar, antitrupa që jo vetëm e njohin por edhe neutralizojnë koronavirusin, duke shmangur kështu infeksionin. Sasia e antitrupave është edhe e barabartë e deri më e madhe se sasia e atyre të krijuar te pacientët e prekur dhe më pas të shëruar nga Covid.

Vetë italiani Carfi njoftoi se “Disa javë më parë Moderna nënshkroi një marrëveshje me prodhuesin zviceran të ilaçeve Lonza për një bashkëpunim dhjetëvjeçar. Dy site industriale janë planifikuar tashmë për prodhimin e vaksinës, një në Shtetet e Bashkuara dhe tjetri në Zvicër. Drejtori i Përgjithshëm i Moderna tha se ‘Impianti prodhues i bioteknikes amerikane, i cili ka prodhuar edhe të tjera, po shton pajisje të tjera moderne teknologjike prodhimi deri në 1 miliard doza vaksine në vit’.

Sipas Andrea Carfi pas muajit korrik mund të flitet me bindje se sa vaksina mund të prodhohen brenda 2020-ës.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet