Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Kurti ‘preket’ nga fjalët e Ramës: Pezullon tarifën për dezinfektimin e mauneve shqiptare

Dita e parë e hapjes së kufirit me Kosovën pas bllokimit të tij prej pandemisë nuk ka shkuar si duhet.
Ngritja e traut në kufi është shoqëruar me disa problematika të theksuara, pasi qytetarët nga Shqipëria që kanë tentuar sot të udhëtojnë drejt Kosovës kanë hasur shumë kërkesa, të cilat kanë shkaktuar kaos dhe radhë në pikën kufitare.

Në Morinë janë ndaluar dhjetëra kamionë që kanë tentuar të transportojnë mallra dhe produkte, duke iu vendosur një tarifë prej 22 eurosh nga pala pritëse.
Sipas Policisë së Kosovës, kjo tarifë duhet të paguhet për dezinfektimin e kamionëve.

Kjo situatë ka sjell një reagim të kryeministrit Edi Rama, i cili ka hedhur akuza ndaj homologut të tij në detyrë, Albin Kurti.
Në një reagim në TWitter, Rama shkruan se ai ka 1 mijë të meta, por nuk gënjen.

Pas reagimit të kryeministrit Rama, Kurti ka vendosur pezullimin e vendimit.

Lajmi është njoftuar nga Ministria e Brendshme e Kosovës, duke bërë me dije se importuesit, ngadoqoftë që vijnë, nuk kanë pse të dezinfektojnë maunet kundrejt pagesës 22 euroshe.

NJOFTIMI
Pezullohet kontrata për dezinfektimin e mauneve që vijnë në Republikën e Kosovës.

Dezinfektimi i kamionëve parashihej në kuadër të masave për luftimin e pandemisë së COVID-19.
Nga ky moment importuesit nuk kanë nevojë t’i dezinfektojnë maunet në pikat kufitare.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet