Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Ja arsyeja që pjepri nuk duhet të konsumohet me asnjë frut tjetër

Pjepri është një nga frutat më të mira për shëndetin e njeriut. Ai përmban shumë fibër dhe ujë, gjë që mirëmban shëndetin e sistemit tretës.

Ekspertët thonë se pjepri është një nga ushqimet që tretet më lehtë dhe më shpejt por kombinimi i tij me ushqime të tjera që treten ngadalë shkakton trazira në stomak.

Kur pjepri konsumohet me stomak bosh, grimcat e tij lëvizin shumë shpejt në aparatin tretës në këtë mënyrë ato përçojnë me ritmin e duhur të gjitha vlerat dhe përfitimet shëndetësore.

Por, nëse e hani me ushqime të tjera ose pas ushqimeve të tjera, këto shkaktojnë trazira.

Sheqernat tek ky frut i mirë do të fermentohen në stomak dhe do të kthehen në vatër të baktereve të këqija.

Frutat duhen ngrënë 20 Minuta para vaktit. Njeriu mund të vendosë prioritete në ushqyerje dhe sidomos tek konsumi i frutave.

Ekspertët thonë se pjepri nuk duhet kombinuar me fruta të tjera të ëmbla përveç bananes.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet