Gjykata lë në burg 4 personat që do trafikonin 195 kg drogë me destinacion Turqinë

Aktualitet
Gjykata lë në burg 4 personat që do trafikonin 195 kg drogë

Gjykata e Korçës ka lënë në burg 4 personat e arrestuar që tentuan të trafikonin 195 kg kanabis sativa në Greqi dhe më pas drejt Turqisë, nëpërmjet pikës kufitare të Kapshticës.

Të arrestuarit Shefki Hima 64 vjeç, Vilfred allias Alfred Cenolli 55 vjeç, Mondi Janko 48 vjeç dhe Safet Velaj 54 vjeç dolën sot para trupit gjykues ku u njohën më masën e sigurisë. Ata akuzohen për "trafik të lëndëve narkotike” dhe “Falsifikim të dokumentave”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë në kërkim vazhdojnë të jenë edhe dy persona të tjerë.

Dy ditë më parë u zbardh skema e trafikut të 195 kg drogë nga Tirana në drejtim të Greqisë e më pas në Turqi. Personat organizatorë të këtij trafiku kanë shfrytëzuar një shofer të papunë, për ta vënë në provë. Safet Velaj, ditën e arrestimit e kishte ditën e parë të punës, pasi kishte qëndruar një periudhë disa mujore i papunë dhe pa të ardhura. Ndërkohë nga ana tjetër, plani për tu maskuar më së miri për trafikimin e kësaj sasie droge ka vijuar me themelimin e një kompanie transporti. Regjistrimi i këtij biznesi është kryer në 5 mars 2020, gati dy muaj nga kapja e sasisë së drogës në pikën kufitare të Kapshticës.

Kjo kompani fiktive është hapur duke përdorur emrin e një personi anonim në Korçë, që nuk dinte të shkruante dhe lexonte. Ky person analfabet quhet Denis Potgorija dhe sipas dokumentacionit të verifikuar në QKR, rezulton të jetë pronari i kompanisë së transportit “Deni Trans” dhe kamionit që u kap me 195 kg drogë. Ndërkohë që Denis Potgorija zotëronte 100 për qind të kapitalit të kompanisë, të dhënat e kontaktit të kësaj firme, i përkasin një personi tjetër të quajtur Bledi Rafa, por që ende po verifikohet nga prokuroria.

ME TE LEXUARAT