Një automjet i tipit “BMW” ka humbur drejtimin e lëvizjes dhe për pasojë është përplasur më një autoveturë të shërbimit taksi që ishte e parkuar në afërsi të Parkut Rinia në qytetin e Elbasanit.
Si pasojë e përplasjes me automjetit taksi, “BMW” ka përfunduar brenda ambientit të Parkut Rinia. Përplasja ka qenë tepër e fortë dhe si pasojë të dyja automjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tipit “BMW” është transportuar për ndihmë mjekësore në spital.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbulimin e shkaqeve që sollën këtë aksident i cili fatmirësisht nuk pati pasoja të rënda.