Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Durrësi dhe rrethinat e tij 4 orë pa energji elektrike, ja datat

DURRËS- Në datat 2-3 qershor Durrësi dhe rrethinat e tij do të jenë 4 orë pa drita për shkak të disa punimeve të OST tek 110kV.

Remontet në rrjetin 110kV të linjave Rrashbull – Sallmone (Sukth), Kavajë – Rrashbull dhe Rrashbull – Spitallë (Porto Romano 2), do të kryhen gjatë fashës së orarit 09:00 – 13:00, dhe prek zonat sipas datave:

Më 2 qershor nuk do të ketë energji elektrike në Golem qendër, Seferaj, Mali Robit, Stan i ri, Qerret, Posta e policisë, hotel “Malvina”, stacion i trenit Golem, Shkembi Kavajë, Kastrati, Golem plazh, Viena, Miami beach dhe ish-Kompleksi “Xixa”.

Më 3 qershor nuk do të ketë energji elektrike në Shijak, Breg Lumi, Punishte, Komunale, Fermë Sukth, Hidrovori, (Lagjia e Stallave), bizneset gjatë autostrades,4 Rruget, Maminas – Shijak, S.M.T-ja, Grumbullimi, Maminas, Sallmone, Gjiri i Lalezit, Kompleksi Lura dhe Shenavlash.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet