Dita e parë e lehtësimit të masave, numri shqetësues i infeksioneve të reja në Kosovë
Vijon të mbetet shqetësues numri i rasteve të reja me Covid-19 në Kosovë ku mësohet se 27 të tilla janë konfirmuar nga 172 mostra të testuara.
Sipas autoriteteve shëndetësore, ato janë kontakte nga: komuna e Vushtrrisë 14 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Ceceli, 4 raste Vushtrri, 4 raste Mihaliq dhe 1 rast Bajskë), komuna e Podujevës 5 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Podujevë dhe 2 raste Dobërdol ), komuna e Fushë Kosovës 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Bresje) dhe komuna e Mitrovicës 3 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Vërbnicë dhe 1 rast Shipol).
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Ndërkohë edhe në vendin fqinj, dita e sotme është e para që kanë hyrë në fuqi lehtësimi i masave të vendosura nga Qeveria në detyrë e Kosovës.
Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 01 qershor 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 6.321.045 raste të COVID-19 dhe 375.647 viktíma.