Digjet naten makina ne Vlore, policia nis hetimet
Lajmifundit
/
1 Qershor 2020, 08:41
Aktualitet

Nje automjet është shkrumbuar nga zjarri pak pas mesnatës në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Hajro Çakërri", pranë ambulancës.
Policia tha se makina tip "Benz"me targa AA212LN mësohet se qenë e parkuar në oborrin e shtëpisë së pronarit të saj.
Dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një shkëndijë elektrike megjithatë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.