Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Bota “vuan” nga koronavirusi, Kongoja shpall epidemi të re të Ebolas

Republika Demokratike e Kongos ka shpallur epideminë e re të Ebolas, në qytetin perëndimor Mbandaka. më shumë se 1.000 kilometra larg një shpërthimi me të njëjtin virus.

Ministri i Shëndetësisë, Eteni Longondo ka thënë se katër persona që kanë vdekur në Mbandaka, janë konfirmuar si raste pozitive, pas testimit në laboratorin kombëtar në Kinshasa.

Ai është shprehur se: “Ne kemi një epidemi të re të Ebolas në Mbandaka”

Gjithashtu, shpërthimi është konfirmuar nga drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, i cili ka thënë se ky shpërthim është rikujtim se Covid-19, nuk është kërcënimi i vetëm me të cilin përballen njerëzit.

Kongoja ka bërë përpjekje për t’i dhënë fund një shpërthimi gati dyvjeçar të Ebolas, afër kufijve lindorë më Ruandën dhe Uganda.

Në muajin prill, autoritetet kanë qenë afër shpalljes së fundit të shpërthimit.

Mirëpo, një zinxhir i ri infektimesh është konfirmuar më vonë në lindje të shtetit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet